Presidenti i republikës i ka kthyer për rishqyrtim parlamentit ligjin i cili parashikonte disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e legalizimeve. Këto ndryshime parlamenti i miratoji më 52 vota të mazhorancës, vetëm 20 ditë më parë, ndërsa në debatet për shtesat dhe ndryshimet u përfshinë dhe aleatët e demokratëve deputetët e PR. Ndryshimet e fundit në ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ka në thelb përfshirjen më të drejtë për drejtë të agjencisë së legalizimeve në kryerjen e procedurave administrative për të mundësuar legalizimin.

Në variantin e parë të ligjit të miratuar në prill të vitit 2006, ALUIZNI kishte rolin e koordinatorit mes qeverisë dhe pushtetit lokal, ndërsa ndryshimet e reja i delegojnë më shumë kompetenca kësaj agjencie. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, do të ndjekë tashmë të gjithë procesin nga fillimi deri në dhënien e lejes së legalizimit. ALUIZNI merr dhe kompetencën e arkëtimit të të ardhurave nga tarifa e shërbimit. Një tjetër pikë e rëndësishme, është se asnjë prej bashkive nuk mund të japë leje për ndërtim pallatesh në zonat informale.

Ligji i legalizimeve ka qenë nga më të debatuarit e viteve të fundit në parlament. Gjatë votimit të tij rreth 2 vjet më parë opozita braktisi sallën. Ndërsa me rezerva ndaj tij u deklarua edhe Bamir Topi, asokohe kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës. Por duke qenë e sigurt me numrin e votave që duheshin për të miratuar këtë ligj. Veprimi i atëhershëm i Topit nuk e shqetësoj aspak mazhorancën.

Tashmë në rolin e kryetarit të shtetit, Bamir Topi për herë të parë ka kthyer për rishqyrtim në parlament ndryshimet në ligjin e legalizimeve, që për disa mund të shihet edhe si legalizimi i një debati deri më tani të heshtur politik./tvklan.al

Gazetare: Desada Metaj