Prindër, qytetarë, të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish për ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani.

Pas grumbullimit në shkollën “Fan Noli” ata marshuan drejt ministrisë së Arsimit.

Drejtësi për Martinin dhe llogaridhënia nga institucionet ishin disa nga thirrjet e tyre. Prindërit kërkuan siguri dhe cilësi në arsim.

Veç dorëheqjes së ministres së Arsimi, ata kërkojnë rritjen e numrit të psikologëve duke arritur një raport 1 psikolog për 200 nxënës, qëndrimin në shkollë deri në orën 16:00 si dhe bllokim të gjuhës së dhunës dhe urrejtjes në rrjetet sociale.

Klan News