Prokuroria përfundoi dorëzimin e provave kundër Agim Pepës të akuzuar për vrasjen e komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij. Dosja me këto prova ju dorëzua Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën e fundit.
Avokatët mbrojtës të dy të pandehurve patën kundërshtime për pranimin të disa prej këtyre provave dhe i ka kërkuar kolegjit penal përkatës të mos i administroj ato.
Ndërsa Prokuroria i ka cilësuar ato vrasje për shkak të detyrës, mbrojtja po përpiqet të vërtetojë se krimi është kryer për hakmarrje dhe komisar Gani Malushi ka humbur jetën aksidentalisht në këtë atentat.
Së shpejti pritet të jepen konkluzionet përfundimtare nga të dyja palët në proces. Po në Gjykatën e Krimeve të Rënda është lënë me të njëjtën masë sigurie atë burg pa afat, Genci Sanxhaku i akuzuar për pengmarrjen e një prostitutë shqiptare dhe vendosjen e gjobës prej 100.000 eurosh të dashurit të sa nga Franca.
Sanxhaku është i vetmi të cilit nuk ju rrëzuan dy akuzat e mësipërme. Njëri prej të pandehurve si bashkëpunëtor në krim, Klodian Memuali u lirua disa ditë më parë për mungesë provash, ndërsa Fatjon Delija qëndron në qeli për akuzën shitje dhe prodhim lëndësh narkotike./tvklan.al