Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Publikimi i materialeve sekret të takimit Meta – Ollbrajt, kryeministri akuzoi hapur kryetarin e partisë së tij, ka bërë të ndryshoj menjëherë rendi i ditës i mbledhjes së kryesisë socialiste. Çështja që pritet të rindez konfliktet dhe tensionet në kryesi, do të jetë kërkesa që disa anëtar të saj kanë formuluar për kryeministrin. Meta do të pyetet a është i vërtetë materiali i botuar në shtyp për takimin Meta – Ollbrajt? Nëse po, a mundet një anëtar kryesie qoftë kryeministër ta atakoj kryetarin e partisë në bisedime me zyrtarë të huaj.
Kryeministri do të pyetet cilat kanë qenë shkaqet që e kanë detyruar ti deklaroj Ollbrajt, se zoti Nano nuk është i sinqert në angazhimin e tij për të luftuar korrupsionin. Sipas sekretarit të përgjithshëm Dokle, secili prej drejtuesve socialistë duhet të jap llogari për veprimet që bën.
Ndërsa Bashkim Fino, i cili dje në mbledhjen e qeverisë votoi kundër shkarkimit të Blushit, tha sot se Meta patjetër duhet të jap shpjegime në mbledhjen e kryesisë socialiste. Konflikti Meta – Nano ishte parandjerë që në mbledhjen e KPD në Korçë, ku Nano kërkoi shkarkimin e ministrave Angjeli e Hajdaraga. Por këtë kërkesë të kryetarit Nano, Meta ja ka paraqitur Ollbrajt, si tentativë të zotit Nano për luftë politike dhe për destabilizimin e qeverisë. Të gjitha këto zhvillime pritet të sqarohen në mbledhjen e kryesisë socialiste ku Nano dhe Meta do të jenë përball njëri-tjetrit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame