Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka drejtuar sot mbledhjen e radhës së kryesisë të kësaj partie. Kreu socialist ka folur këtu rreth problemit të dialogut të mazhorancës me partitë opozitare. Gjithashtu më poshtë në fjalën e tij zoti Nano, ka përmendur dhe problemin e situatës në rajon. Në përfundim lideri socialist ka folur për përgatitjet që po kryen kjo parti për fushatën e ardhshme elektorale. Ndërkohë që një pjesë e anëtarëve të kryesisë, sapo kanë përfunduar takimet e tyre me degët e PS në rrethe./tvklan.al