Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Socialistët kanë kaluar fazën përfundimtare të pranimit me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste. Kryetari i mazhorancës socialiste Gramoz Ruçi shprehet se me këtë hap janë shuar paragjykimet e së kaluarës.
Gramoz Ruçi, deputet i PS:- “Ka dy ditë që opinioni publik shqiptar merret me pranimin apo mospranimin e PS në Internacionalen Socialiste. Unë do thoja që faji është i dyanshëm. Kur them i dyanshëm kam parasysh dhe disa deklarata të nxituara nga persona përkatës qoftë dhe brenda PS që nuk njohin si dhe sa duhet statutin e Internacionales Socialiste dhe shkallet që duhet të kalojë një parti për t’u pranuar në këtë organizatë prestigjoze. Në këtë kuadër do të nënvizoja që statuti i Internacionales Socialiste ka tre shkallë, anëtar, shok ose vezhgues. Anëtar konsultativ ështëe shkalla e dytë dhe anëtar me të drejta të plota. Ka 18 muaj që PS ka shtruar kërkesën dhe është normale fare që presidiumi i Internacionales Socialiste i ka parashtruar sot Kongresit per votim, shkallën e dytë pra atë të konsultativit në Internacionalen Socialiste. Dhe për mua është fare normale. Pranimi tregon që nuk ka paragjykime por është plotësim i kushteve statutore që ka Internacionalja Socialiste. Nëse do kishte paragjykime unë do nënvizoja vetëm një element. Asnjë parti socialiste e Lindjes nuk ftohet apo nuk ka statusin e vëzhguesit, jo më të konsultativit apo të antarësimit me të drejta të plota”.
Ndërkohë të enjten pasdite në Parlament do të diskutohet statusi për nënpunësin civil ndësa në interpelancë do paraqiten Ministrat Panda e Xhuveli./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame