Lajme Arkiva – TV Klan 2001
150 mijë vota ose mbi 15% ka llogaritur socialdemokrati Gjinushi, rezultatin që mund të arrijë partia e tij në Qershor. Elektorati nuk është më nën trysninë e superfuqive, theksoi Gjinushi, duke nënvizuar zbutjen e Berishës dhe pasigurinë e socialistëve.
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Partia Socialiste po heziton, të caktojë një taktikë të qartë dhe përfundimtare për bashkëpunim me aleatët në zgjedhjet e ardhshme. PSD edhe njëherë shprehet, se ne jemi për bashkëpunim. PSD kurrë nuk i ka kërkuar bashkëpunimet thjeshtë për interesat e PSD. Ne kemi pasur rezultate pozitive sikur kemi hyrë vetëm në zgjedhje dhe kur kemi hyrë me aleanca, por në bashkëpunim ajo që ka fituar ka qenë e majta, ka qenë koalicioni, ka qenë aleanca, pra ka qenë Shqipëria”.
Në konferencën e 7-të të socialdemokratëve të Tiranës, socialistët u akuzuan si hajdutë të votave në Vorë dhe për largimet nga puna të socialdemokratëve në Paskuqan./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame