Rreth 3 vjet më parë, ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u bë obsesion global. Duket sikur e njëjta gjë po ndodh tani me divorcin e tyre i cili u konfirmua zyrtarisht më 20 Gusht.
Komentet në rrjet janë dy llojesh, ata që ndihen të zhgënjyer dhe të tjerë që e prisnin. Megjithatë, duket sikur kjo marrëdhënie që mori fund ka ndikuar në gjendjen emocionale të shumë njerëzve, pavarësisht se nuk ka asnjë ndikim në jetën e tyre.
Lidhja e parë e Affleck dhe Lopez zgjati nga viti 2002 deri në 2004-ën. Të dy mjaft simpatikë dhe me një karrierë të suksesshme, fituan vëmendje tejet të madhe. Edhe dasma e tyre në vitin 2003 u anulua prej vëmendjes së tepërt mediatike. Por ky rezultoi një pretekst! Ata u ndanë vetëm pak muaj më vonë.
Kur e rigjetën njëri-tjetrin në vitin 2021, njerëzit krijuan më shumë besim te raporti i tyre. Kjo pasi ata ishin më të pjekur dhe kishin zgjedhur t’i jepnin dashurisë së tyre një shans të dytë.
Ndryshe nga JLo, Affleck kapej shpesh nga kamerat i mërzitur e madje i dëshpëruar. Në media qarkullonin thashethemet se ai nuk e kishte harruar ish-gruan e tij Jennifer Garner, martesa me të cilën zgjati plot 10 vite. Asaj i kishte dedikuar edhe një tatuazh…
Pak më vonë, dolën lajmet se ata po shisnin shtëpinë e tyre dhe se prej kohësh jetonin të ndarë.
Në dokumente, 26 Prilli 2024 rezulton si data përfundimtare e ndarjes së tyre. Megjithatë, këngëtarja zgjodhi ta ndajë me publikun këtë lajm, në ditën që do të shënonte përvjetorin e dytë të martesës së tyre.
/tvklan.al