Kërkuan për 2 vite për të gjetur shtëpinë perfekte dhe vendosën të blenin këtë rezidencë luksoze për 61 mln dollarë.
Megjithatë, tani as Ben Affclek dhe as Jennfer Lopez nuk po u pëlqen më dhe kanë vendosur ta shesin atë.
”Benit nuk e pëlqeu kurrë shtëpinë. Është shumë larg nga fëmijët e tij”, tha një burim i afërt me Lopez për revistën e njohur “People”.
Ndërkohë, këngëtarja e cila ka dy fëmijë binjakë nga martesa e mëparshme me Marc Anthony, mendon se shtëpia me 12 dhoma gjumi është thjesht ‘shumë e madhe për të’.
Dyshja, të cilët përflitet se kanë jetuar veçmas për javë të tëra, shkuan në më shumë se 80 prona së bashku për të gjetur vendin e përsosur për të jetuar me familjen e tyre.
Ka garazhe për 15 makina dhe parkim për 80 dhe një kompleks sportiv në natyrë me basketboll, palestër dhe ring boksi, bar si dhe një pishinë. Ata mësohet se kanë bërë edhe disa ndërhyrje në pronë prandaj duan ta shesin atë për 65 mln dollarë.
Klan News