Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique pranoi se përballja me Barcelonën, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, do të jetë “shumë e veçantë” për të, ndërsa e konsideron veten se përfaqëson më mirë frymën e Barcelonës sesa trajneri aktual i blaugranave, Xavi Hernandez.

Sipas 53 vjeçarit, këtë e tregon stili klasik i PSG, që i ngjason shumë filozofisë së katalanasve.

“Kush e përfaqëson më mirë shpirtin e Barçës? Pa dyshim, unë! Nuk është opinion! Shikoni të dhënat, për zotërimin e topit, mundësitë për gol, presionin, titujt, trofetë! Disa mund të mendojnë ndryshe, por s’ka dyshim që unë! Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, por me përvojën që kam, besoj se jam i përgatitur të përballem me këto lloj ndeshjesh dhe të marr maksimumin nga ekipi. Barcelonën e dua, por profesioni im dhe klubi që më ka besuar vjen i pari.”

Trajneri, i cili është anëtar i Barçës, pranoi se nuk e njeh “Xavin si trajner”, megjithëse ka luajtur me të, e madje edhe e ka pasur nën urdhrat e tij te katalanasit, por ai e njeh klubin dhe shumë lojtarë të tij.

Por sipas Enrique-s, nuk është i sigurt nëse nëse ky është një avantazh apo një disavantazh.

Edhe pse nuk pranoi që skuadra e tij të quhej favorite, tekniku spanjoll theksoi se parisienët vijnë në momentin më pozitiv të sezonit, në një moment mjaft të mirë psikologjik dhe futbollistik.

Për Luis Enriquen rol të madh në këtë sfidë në “Park de Prins” do të luajë edhe tifozeria, pasi ai është i bindur se Barcleona do t’u krijojë atyre probleme.

Klan News