PSG dominon Ligën 1, por është zhgënjimi i madh deri më tani në Ligën e Kampioneve, ku në pesë ndeshje ka grumbulluar vetëm 4 pikë, ndërsa ka shënuar 3 gola. Në këtë situatë, ekipi parisien e ka të pamundur kualifikimin në fazën play-off.

Problemi i madh i trajnerit Luis Enrique është sulmi. Gonçalo Ramos sapo është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë në kavilje dhe Kolo Muani ka zhgënjyer deri tani. Nisur nga kjo, drejtuesit parisienë e dinë se në janar duhet që të bëjnë përforcime në ofensivë.

Objektivi vazhdon që të ngelet Viktor Osimhen, i cili është huazuar te Gallatasarai deri më 30 qershor. Klauzola e shitjes e sulmuesit në pronësi të Napolit është 75 mln euro. Por nëse PSG tenton ta marrë nigerianin në janar, atëherë duhet që të paguajë edhe 25 mln euro të tjera te skuadra turke.

Sipas mediave franceze, Luis Enrike e ka kuptuar se ka gabuar që nuk ka këmbëngulur për Osimhen, i cili për më tepër kushton më pak se sa në periudhën e mëparshme.

Presidenti Naser Al-Khelaifi do të ishte i hapur për të bërë blerje të tjera. E duket se në kë merkato dimri është pikërisht momenti i duhur për t’i dhënë efektivitetin e nevojshëm sulmuesit parisien.

Klan News