“Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.”. Me këto fjale e nis romanin “Jeta e re” nobelisti turk, Orhan Pamuk, një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e miteve turke, botuar tashme edhe ne shqip.
“Dashuria është të mos thuash kurrë jam penduar. Dashuria është kalimtare, dashuria është te mbërrish te Zoti, shkruan Pamuk, ne një fragment te romanit “Jeta e re”.
Pamuk na mban mbërthyer me ankthin e pazbërthyeshëm te dy studenteve ne një udhëtim të gjatë në kërkim të jetës se re, përkah i frymëzon libri i pazakonte, një ftese për fantazi gjate pushimeve edhe për lexuesin shqiptar.
Botohet ne shqip, romani triller “Atë që meriton”, i autores se njohur norvegjeze te romanit te verdhe, Anne Holt, ish-ministre e drejtësisë, gazetare, avokate dhe punonjëse e policisë, i përkthyer në 25 gjuhë.
Ky roman, i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës, ngërthen ne qendër te tij zhdukjen e fëmijëve, një drame qe sa vjen e shtohet ne Norvegji.
Një gazetar gjerman shkruan se gjithçka, për te cilën hulumton Anne Holt, ndodh në një atmosferë, ku, pa e ndierë, nga skena e parë tek e fundit mbetesh pa frymë.
“Çelësi” romani i një prej romancierëve më të njohur japonezë të shekullit XX, Junichiro Tanizaki, është një tjetër libër befasues për këtë vere.
“Çelësi” është një vepër për jetën seksuale të çiftit, i shkruar nga një prej penave me te shkëlqyera qe në kohën e vet ngjalli mjaft debate sepse guxoi të depërtonte në skutat më të errëta të jetës njerëzore.
“Çelësi” rrëfen historinë e një martese në fundin e saj. Pas 30 vjet martese, një profesor 55-vjeçar përpiqet të arrijë kënaqësi të reja seksuale me gruan e tij të pakënaqur e të ndrydhur.
Dy bashkëshortët nisin të përdorin ditarët e tyre si mënyrë komunikimi, duke pranuar fshehtazi të lexojnë shënimet e njëri-tjetrit, qe nxirrnin në pah problemet e të kuptuarit, largësinë mes tyre, madje dhe gjatë raportit seksual./tvklan.al