Kur Ilia Gafarov dhe Nadia Gafarova po përgatiten të hapin një sauna tradicionale ruse gjatë këtij muaji, ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë të pështaten më mirë në shtëpinë e tyre tani të përhershme në Buenos Aires.
Çifti nga qyteti port lindor i Rusisë, Vladivostok, u shpërngulën në Argjentinë me dy vajzat e tyre nëntë muaj më parë, pjesë e një vale migrimi nga Rusia në Amerikën Latine që nga nisja e agresionit në Ukrainë në vitin 2022.
Familja Gafarov shprehet se po kërkojnë të investojnë një pjesë të madhe të kursimeve të tyre në ndërmarrje dhe të aplikojnë për shtetësi kur të kenë të drejtë në fund të vitit të ardhshëm.
“Ne mbërritëm në Argjentinë tetë muaj më parë. Në fakt, një nga arsyet për të lëvizur ishte vajza jonë e madhe, e cila është 14 vjeçe dhe gjithmonë ëndërronte të studionte jashtë. Këtu ajo studion në një shkollë ndërkombëtare dhe planifikon të marrë diplomën dhe më pas të shkojë në një universitet ndërkombëtar. Kështu që ne planifikojmë të jetojmë dhe të punojmë në Argjentinë. Mendoj se do të jetë një periudhë mjaft e gjatë dhe konstante në Argjentinë.”
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vijon me një intensitet të plotë, një numër në rritje i familjeve ruse po zhvendosen në Amerikën Latine, sipas të dhënave të miratimit të vizave të qëndrimit nga pesë vende dhe intervistave me mërgimtarë dhe ekspertë.
Argjentina, Meksika, Brazili, Uruguai dhe Paraguaj, i dhanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm vitin e kaluar një total prej pothuajse 9,000 rusë, tregojnë të dhënat, nga pak më shumë se 1,000 në 2020. Çifti rus po lë gjurmë, gatuan gjithashtu pjata tradicionale ruse për t’u ndjerë si në shtëpi.
“Ka kaq shumë gjëra që më kujtojnë kthimin në shtëpi, më kujtojnë Rusinë, si për shembull Parku Pushkin ose rrugët me emrat e poetëve dhe shkrimtarëve nga Rusia. Isha i habitur se sa e ndikuar ishte Meksika nga Bashkimi Sovjetik.”
Të mërguarit dhe ekspertët shprehen për rregullat e buta të vizave të Amerikës Latine dhe rrugët më të lehta për të marrë shtetësinë, stilin e jetesës së përballueshme, motin e mirë dhe atraksionet kryesore për qytetarët rusë që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës dhe ndikimeve të saj në ekonomi pavarësisht distancës gjeografike.
Ndryshe nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve në Amerikën e Jugut nuk kërkojnë viza për shtetasit rusë dhe zgjatja e qëndrimit normal 90-ditor është zakonisht e thjeshtë. Ndërsa shumica e vendeve në rajon dënuan agresionin rus në vitin 2022, asnjë nuk ka dërguar ndihmë ose armë në Kiev nga këto vende.
“Amerika Latine ishte një eksperiment për rusët dy vjet më parë, tani ata që udhëtojnë në kontinent vijnë me synimin për të qëndruar,” shprehet Vladimir Rouvinski, një shkencëtar në Universitetin ICESI të Kolumbisë.
Argjentina ishte destinacioni kryesor në rajon për rusët, sipas të dhënave të qeverisë, duke lëshuar 3750 viza qëndrimi për shtetasit rusë në vitin 2023, mbi dhjetë herë më shumë.
Kur 36-vjeçarja Tatiana Kalabukhova, me origjinë nga Rostov-on-Don afër kufirit perëndimor të Rusisë me Ukrainën, u transferua në Mexico City me partnerin e saj në dhjetor të vitit të kaluar, ajo kurrë nuk i imagjinonte kujtimet e kulturës ruse që do t’i gjente sërish.
“Unë mendoj se njerëzit janë shumë të hapur, mendoj se meksikanët në përgjithësi janë shumë të mirë, njerëz të këndshëm, shumë të ëmbël, të gatshëm për të ndihmuar, kështu që ndihem mirë këtu. Gjithashtu, një pjesë e imja ndihet sikur kultura meksikane dhe ajo ruse janë pak të ngjashme, të paktën mentaliteti. Për shembull, kur u transferova këtu nga Shtetet e Bashkuara, u ndjeva e qetë.”
Kalabukhova, një konsulente biznesi, i është dhënë leja e përkohshme e qëndrimit, të cilën ajo planifikon ta zgjasë, por pranon se familja e saj është “ende duke u përshtatur në shtëpinë e tyre të re dhe vazhdojnë procesin e të mësuarit spanjisht, pas disa vitesh që jeton në Shtetet e Bashkuara.
Edhe Brazili u dha rezidencë rreth 1000 qytetarëve rusë vitin e kaluar, nga 400 që e morën në 2021.
“Është e pabesueshme. Kur njerëzit janë të sëmurë, ata janë plotësisht të dëshpëruar. Ka njerëz që vijnë dhe të japin dorën,të ndihmojnë kujdesen. Një gjë di të them se askush këtu nuk mbetet në rrugë. Kjo është gjithçka që gjej në Brazil.”
Fluksi po ndryshon gradualisht në lagjet e shumë qyteteve në Amerikën Latine. Kafenetë dhe sallonet e bukurisë të drejtuara nga rusë janë edhe në Buenos Aires në Recoleta. Grupet e kishës ortodokse ruse në qytetin bregdetar jugor brazilian të Florianopolis janë në kërkim të një prifti të përhershëm. Kamarierët, mësuesit dhe arkëtarët kanë filluar të mësojnë fraza të thjeshta ruse nga ata që kanë ardhur për një jetë më të mirë.
Argjentina dhe Brazili u bënë gjithashtu destinacione të njohura për shumë gra ruse shtatzanë dy vjet më parë, për shkak të rregullave të thjeshta të shtetësisë për të sapolindurit.
Klan News