Njerëzit vdesin, legjendat kurrë. I tillë do të mbetet dhe Diego Armando Maradona, një legjendë që nuk do të shuhet kurrë…
Një humbje e tillë ka shkaktuar reagime në të gjithë botën. Personalitete të ndryshme, ish-futbollistë, sportistë, politikanë etj, janë tronditur nga humbja para kohe e argjentinasit në moshë 60-vjeçare nga një sulm në zemër.
Një foto që ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi ka tërbuar dhe tronditur familjarët dhe fansat e tij. Në këtë foto shihet një punonjës i agjencisë funerale i cili ka bërë një foto më trupin e pajetë të Maradonës.
Kjo foto ka shkaktuar pakënaqësi në të gjithë botë dhe sipas mediave të huaja, punonjësi i agjencisë funerale i quajtur Diego Molina është pushuar nga puna. Ai madje i ka kërkuar falje familjarëve duke shprehur pendim për këtë veprim që ka bërë. /tvklan.al