Me fluks të shtuar automjetesh dhe radhë deri në 2 kilometra është përballur mesditën e sotme pika e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Fluksi është kryesisht në dalje të Shqipërisë drejt Kosovës. Qytetarët shprehen të revoltuar për pritjen e gjatë në radhë, që ka shkuar afërsisht 2 kilometra. Për shkak të padurimit, shoferët nisën t’i binin edhe borive të automjeteve të tyre.

Ndërsa, autoritetet doganore të Morinës thanë për tvklan.al se nuk ka asnjë problem, por vetëm fluks të shtuar të daljes nga Shqipëria.

/tvklan.al