Raketat e lëshuara nga Libani plagosën disa persona në Izraelin qendror të shtunën ku njëra prej tyre goditi një shtëpi. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Izraelin verior. Grupi i armatosur libanez ka bërë të ditur se luftëtarët e tij qëlluan gjithashtu me raketa disa vendbanime  në Golan, si dhe shënjestruan një bazë të inteligjencës izraelite pranë Tel Avivit.

Nga ana tjetër ushtria izraelite ka konfirmuar se ka vrarë dy komandantë të Hezbollahut në zonën e Tiros. Në Gazën veriore raportohet se 84 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 50 fëmijë, humben jetën nga dy sulme ajrore izraelite.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përparësia e tij ishte siguria pavarësisht çdo presioni.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të vendosin më shumë mjete ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë luftanije, avionë luftarakë dhe avionë bombardues me rreze të gjatë.

“Nëse Irani, partnerët e tij përdorin këtë moment duke synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur popullin tonë,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder.

Klan News