Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo jo vetëm që do ta bëjë udhëtimin më të thjeshtë, por hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi.
Rama thotë se lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme.
“Inkurajimi i izraelitëve për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, traditat e saj të pasura dhe ekonominë në zhvillim do të kontribuojë në forcimin e miqësive dhe partneriteteve të forta”, shkruan Rama.
Ai falenderon edhe Presidentin Isak Hercog për sjelljen e një grupi të shkëlqyer sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri duke i nxitur ata ta shohin vendin tonë si një vend vëllazëror mundësish.
This is wonderful news for strengthening further the ties between Israel and Albania! Direct flights not only make travel more convenient but also open doors for cultural exchange, tourism, and business opportunities. The historical bond between the two nations, including… pic.twitter.com/hklZwgTr4Y
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2025
Tv Klan