Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është “i ngazëllyer për të filluar vizitën dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”.

Në Tiranë, ai pritet të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falenderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj afganëve.

Zyrtari i lartë, pas Tiranës, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë ku në fokus do të jetë lehtësimi i dialogut ndërmjet dy vendeve. Verma gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor teksa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

Tv Klan