“Po krijohen standarte për infrastrukturën lokale”
Rindërtimi për kryeministrin veç strehimit do të mundësojë që në zona si Thumana, Laçi e Fushë-Kruja ku do të ngrihen lagje të reja të sjellë një standard të ri në infrastrukturën lokale.
Në Thumanë ku Rama ishte për inspektim procesi është gati në gjysmën e tij për ndërtesat kolektive. Paralelisht në zonën e Krujës vazhdon dhe rindërtimi i disa shkollave , një prej të cilave dhe ajo në Derven që sipas kompanisë ndërtuese dorëzohet e përfunduar në fund të janarit.
Sipas kryeministrit në 7 vite të qeverisjes së tij janë ndërtuar 158 shkolla të reja që për të janë përgjigja më e mirë ndaj sulmeve mbi qeverinë.
Tv Klan