Kryetari i Partisë Socialiste e cilësoi të turpshëm leximin që i bëri një ditë më parë progres-raportit të Bashkimit Europian, kryeministri Sali Berisha. Rama tha, se Brukseli foli me tone shqetësuese për fenomene të tilla si korrupsioni, trafiku i drogës pas krimi i organizuar.

Edi Rama: “Një raport ku huhet shprehimisht, se korrupsioni mbetet një problem veçanërisht serioz e masiv në rastin e Shqipërisë, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë shkak për të folur për sukses. Duhet të kesh paturpësinë dhe hallin e madh të një kryeministri kaq të zënë peng nga korrupsioni sa Sali Berisha që të flasësh për sukses, duke lexuar në progres- raportin e Komisionit Evropian, se ligji për prokurorimet publike bie në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, pastrimi i parave vazhdon të mbetet problem shqetësues, trafiku i drogës vazhdon të mbetet problem shqetësues, krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore vazhdojnë të mbetet problem shqetësues.”

Rama paralajmëroi komente të tjera të selisë rozë mbi raportin për Shqipërinë në vijim, pas një analize të thellë dhe me detaje të të gjitha çështjeve që trajtohen në të./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Petrit Xhaferri