Kreu i qeverisë Edi Rama zgjodhi të ishte vetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së Komisionit e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Anti-Korrupsionin, jo vetëm sepse çështja e pronës që ai kishte në rend të ditës është shumë e rëndësishme për anëtarësimin në union, por edhe për të theksuar rëndësinë që ka ky komision në forcimin e shtetit ligjor dhe në procesin e integrimit.
Ndaj ai theksoi se qëllimi kryesor i këtij komisioni është që parlamenti të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv për rrugën drejt BE-së.
Edi Rama: Ky komision është sot një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe për suksesin tonë në negociata.
Duke u ndalur tek çështja e pronës, ai nënvizoi se puna e bërë deri më tani është e madhe, por e pamjaftueshme që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.
Edi Rama: Përmirësimi është shumë i ndjeshëm në raport me poikënisjen, por i pamjaftueshëm në raport me pikëmbërritjen. Pikëmbërritja jonë është ulja në tryeszën e Bsahskimit Europian.
Për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje ai theksoi se Shqipëria ka në favorin e saj përdorimin e teknologjisë.
Edi Rama: Kemi me vete sot bekimin e kohës falë teknologjisë. Nëse s’do kishim këtë bekim këto procese do merrnin shumë kohë.
Pa etiketuar nuk la as opozitën dhe gjithë ata që komisionin e posaçëm e shihnin si një gjë të keqe kundër reformës në drejtësi, duke theksuar se ajo që do dalë nga ky komision do jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Tv Klan