Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama ka vijuar procesin e konsultimi me qytetarët për planin e ri rregullues të kryeqytetit. Gjatë diskutimeve me banorë të minibashkive 5, 6, 7 dhe 10 zona që prek ky plan, Rama theksoi, rëndësinë e madhe etike të këtij plani dhe dobinë që ai do të sillte me rreth 200 mijë vende të reja pune që do të hapë.
Edi Rama: “Ky plan merr në konsideratë këtë nevojë, si një nga çështjet më themelore dhe i jep përgjigje kësaj nevoje duke krijuar hapësirat për 200 mijë vende të reja pune në 12 vitet e ardhshme.”
Në komunikimin e tij me banorët, Rama tha, se çdo njësi vendore do të ketë përgjegjësinë e saj pavarësisht se Tirana do të administrohet nga bashkia. Në fazën e parë të zhvillimit, plani rregullues parashikon krijimin e parkut përgjatë Lanës, parkut te ish Fusha e Aviacionit, rivitalizimin e stadiumeve ekzistuese, përshtatjen e zonave të prodhimit dhe lidhjen e tyre me transportin publik, ristrukturim urban dhe hapje rrugës ë reja të brendësi të blloqeve./tvklan.al