“Çdo krizë është një mundësi e re, po ringrihemi”
“Kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time”. Kështu e kujton kryeministri Edi Rama atë që ndodhi një vit më parë situatën pas goditjes tragjike të 26 nëntorit. Me një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se situata me të cilën u përball vendi ishte e paprecedentë.
“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr, menjëherë filluan telefonatat, Durrësi keq se aty ishte dhe epiqendra. Mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës”.
Përballimi i tragjedisë në momentet e para ishte një tjetër sfidë. “Akthi ishte sa kampe mund të ngremë me çadra, duke kaluar me makinë në rrugën e plazhit mu kujtuan hotelet”.
Rama konsideron si një nga momentet më të rëndësishme ndihmën që vendi ynë mori në konferencën e donatorëve në Bruksel.
“Çdo krizë është një mundësi dhe e dija se duhet ta shndërronim këtë krizë në një prespektivë të re, por edhe për Shqipërinë për një rast për të dalë më të lidhur me njëri-tjetrin qeveria me popullin”.
Kreu i qeverisë kërkon durim në mënyrë që nga kriza të kthehet në një fillim të ri.
“Njerëzit ankohen. Shpesh me të drejtë. Sa shumë ka akoma për të bërë, në çdo fushë, në çdo aspekt. Unë vetë s’kënaqem, s’kënaqem kurrë nga puna ime, s’kam se si. Na duhet vetëm kohë dhe punë e durim, sepse përkushtimi i madh nuk na mungon”.
Tv Klan