Do takohet me Vuçiç, Dimitrov zëvendëson Zaev
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure në Beograd ku do të marrë pjesë në takimin për “Ballkanin e Hapur”.
Në takim pritet të jenë të pranishëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe në vend të kryeministrit të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë zëvendësi i tij Nikolla Dimitrov.
Sipas axhendës së publikuar, paraditen e së enjtes do të ketë takime të Ramës, Vuçiç dhe Dimitrov me përfaqësues të biznesit, më pas me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe në fund zyrtarët e lartë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Tv Klan