Europa League, luajti këtë javë, raundin e parë, me formatin e ri. Në sfidat e ditës së enjte, nuk munguan surprizat, sa i përket rezultateve.

Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa Ajax shkatërroi Besiktasin me rezultatin e thellë 4-0.

Fitore mori edhe Tottenham, që mposhti 3-0 skuadrën e Qarabag. Vendimtar në këtë raund, ishte edhe fantazisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami, që shënoi gol për Rangers në fitoren 0-2 ndaj Malmos.

Pas raundit të parë, Ajax mban kryesimin për shkak të golavarazhit, e ndjekur nga Steaua Bucurest, Lazio dhe Tottenham, po ashtu me nga 3 pikë.

/tvklan.al