Real Madrid vijon të festojë me rekorde titullin e 36-të në histori. Skuadra mbretërore zgjati serinë e takimeve pa humbje në kampionat pas fitores 4-0 ndaj Granadës.
Një ecuri që shkon tashmë në 28 ndeshje, me trajnerin Carlo Ancelotti që vazhdon të udhëheq ekipin drejt sukseseve të mëdha. Madrilenët kanë 90 pikë në renditje, ndërsa për herë të 19-të këtë sezon kanë mbajtur portën e paprekur.
Mbretërorët përsërisin historinë e dy sezoneve, pasi një formë të ngjashme e kishin edhe në edicionet 1986-1987 dhe 1987-1988. Lunin ka qenë ai që ka luajtur më shumë këtë sezon, me 10 takime pa pësuar, Kepa e mbajtur portën e paprekur në 7 raste, ndërsa Kurtua në 2, pikërisht dy takimet e fundit.
Fran Garcia është mbrojtësi i parë i Real Madrid që shënon dhe asiston në një ndeshje të kampionatit. Një performancë të tillë e ka përjetuar edhe Serxho Ramos në nëntor 2018 kundër Celta Vigos. Humbja shuajti shpresat e Granadës për të mbijetuar në elitën e futbollit spanjoll.
Disfata e 15-të kundër një rivali si Real Madrid i kushtoi ekipit të Myrto Uzunit rënien, duke mbyllur llogaritë tre javë para fundit. Andaluzianët kanë serinë e dytë më të keqe ndaj një kundërshtari në La Liga.
Klan News