Real Madrid ka si zgjedhje të parë yllin e Liverpulit Trent Alexander-Arnold, por nëse nuk ia del, po shikon si alternativë një futbollist të Mançester Juantjid.

Lojtari i kombëtares angleze ka kontratë deri në verë me të kuqtë, e “Los Blancos” po tentojnë që të përfitojnë nga kjo.

25-vjeçari ka mundësinë që të nisë diskutimet me klubet e huaja duke nisur nga 1 Janari.

Megjithatë, spanjollja “Relevo” raporton se ‘galaktikët’ po i humbasin shpresat për yllin e Liverpulit, i cili po bën një sezon mjaft të mirë me ardhjen e trajnerit Arne Slot.

Nisur nga ecuria e të kuqve, Alexander-Arnold mund të rimendojë të ardhmen e tij në “Anfield”.

Në të tillë situatë, Reali po mendon gjithmonë e më shumë për Diogo Dalot, një nga lojtarët e paktë që ka lënë shenjë te “Djajtë e kuq”. Anglezët e shesin atë për 50 mln Euro. Madje madrilenët kishin shfaqur interesimin e tyre që kur në stol ishte Erik ten Hag.

Dalot iu bashkua United nga Porto në vitin 2018 dhe që atëherë ka luajtur në 178 ndeshje, ku ka realizuar gjashtë gola dhe 12 asiste.

Mbrojtësi i djathtë bëri një paraqitje mjaft të mirë në sezonin 2023-24, ku luajti në 35 takime.

Ai vlerësohet edhe nga trajneri i ri Ruben Amorim, që e shikon si pjesë të rëndësishme të projektit të tij.

Reali po kërkon një mbrojtës të djathtë pas dëmtimit të Carvajal që do të jetë jashtë deri në fund të sezonit, por duket se do ta ketë të vështirë që të bëjë përforcimin e kërkuar.

Klan News