Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pesë mijë refugjatë të tjerë kosovarë mbrrijnë sot në kufirin Maqedonas. Ky numër vjen menjëherë pas gjashtë mijë të tjerëve të mbrritur natën e mbrëmshme. I gjithë ky fluks të ardhurish vjen me një tren 15 vagonash, me katër autobus. Sipas UNHCR-së kalimi i kufirit në Maqedoni është bërë i mundur përsëri.

Posta kryesore kufitare Bllaca mes Maqedonisë dhe Kosovës, është mbyllur disa herë nga Maqedonia e Serbia. Javën e kaluar rreth 1500 refugjatë kanë kaluar çdo ditë përpara se të arrihej ky numër të ardhurish. Por fluksit të të mbrriturve u shtohet dhe alarmi i ritmit të evakuimit të kosovarëve në rrethin e Kukësit.

Ditët e fundit në Kukës ka patur një numër të vogël të evakuarish. Ndaj strukturat shtetërore të Kukësit shprehen për përshpejtim ritmesh. Të gjithë janë në pritje të automjeteve që mungojnë. Ky përshpejtim bëhet për faktin se ky qytet është një qendër tranzit ku nuk përjashtohet mundësia e rritjes akoma të fluksit të kosovarëve në ditët e ardhshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti