Një tjetër rekord shifrash në turizëm është shënuar për muajin Maj. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Turizmit rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në Maj të këtij vitit, nga 705 mijë që ishin në Majin e vitit të shkuar, duke pësuar një rritje me 38%.
Ndërkohë që për periudhën 5 mujore, Janar-Maj shifra totale e flukseve turistike hyrëse është mbi 3.3 milionë vizitorë, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ishin 2.4 milionë tursitë të huaj.
Ritmi e rritjes së turistëve është pothuajse kostant në të pesë muajit e parë të vitit çka tregon për një rritje konstante të numrit të tyre gjatë gjithë vitit, duke bërë që nëse ky rritem do të vijojnë deri në fund, viti 2024 do të mbyllet me një rekord turistësh prej 15 milionë vizitorësh.
Ministrja Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucinale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare.
Klan News