Një imunitet i fortë është shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhën e pandemisë në të cilën jemi duke jetuar.
Nëse nuk i keni kushtuar shumë vëmendje dietës tuaj, atëherë tani është koha kur mund të bëni disa ndryshime. Një dietë e shëndetshme konsiderohet mjaft e rëndësishme.
Ekspertët këshillojnë konsumimin e limonit sepse ai ndihmon në proçesin e tretjes dhe lehtëson problemet e ndryshme me stomakun.
Gjithashtu ka veti antioksiduese dhe ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë në trup.
Dhe nëse jeni duke kërkuar të humbni peshë në mënyrë efektive dhe të shëndetshme, duhet të përfshini limonin në dietën tuaj. Ai vepron si një përbërës natyral për pastrimin e trupit nga toksinat.
Limoni ka disa veti antimikrobike, të cilat mund t’iu mbrojnë nga infeksionet në gojë. Studimet e kryera tregojnë se gjithashtu mund të luftojë bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.
Por ekspertët shprehen se është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi edhe sasisë që konsumoni. Pasi konsumi i tepërt mund të jetë kundër-produktiv./tvklan.al