Lajme Arkiva 2003

Dëbora në disa nga fshatrat malore ka kaluar tashmë trashësinë prej një metri dhe ka shkaktuar bllokimin e disa rrugëve dhe komunave në veri të vendit. Në prefekturën e Shkodrës të bllokuara mbeten komunat e Shalës, Shoshës, Iballës e Fierzës. Dëbora dhe ngrirja të shkaktuar nga temperatura disa gradë nen zero kanë bllokuar lëvizjen e banorëve të këtyre zonave.

Dy makina për pastrimin e këtyre zonave. Dy makina për pastrimin e dëborës po punojnë në akset e rrugës nacionale dhe komunave përreth në afërsi të Fushë-Arrëzit. Probleme ka pasur edhe në furnizimin me energji elektrike pasi erërat e forta kanë shkaktuar defekte në shtyllat e tensionit.

Ndërsa në fshatrat e Kukësit rrëshqitja e tokës është shfaqur pas reshjeve të fundit të borës. Një zyrë e emergjencës e krijuar pranë prefekturës ka konstatuar se nga rrëshqitjet e dherave janë prekur deri më tani 20 fshatra dhe disa shtëpi rrezikojnë edhe shembjen në këtë mes dimri. Gjithashtu tre rrethet e prefekturës së Kukësit konstatohet se kanë pak mjete për hapjen e rrugëve nga dëbora gjatë muajve të këtij dimri.

Dëbora dhe acari lënë pa drita dhe ë izoluar mjaft fshatra në zonën e Librazhdit . erërat e forta dhe sasia e madhe e dëborës kanë rënduar linjat elektrike dhe për pasojë janë shkaktuar defekte të pamundura për tu rregulluar për shkak të izolimit të disa rrugëve. Fshatrat që shtrihen përgjatë luginës së Shkumbinit janë mbuluar nga dëbora ndërsa akset më të vështira për tu kaluar janë Përrenjas, Qafë-Thanë dhe doganë.

Disa mjete të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve por edhe të subjekteve private të ndërtimit kanë funksionuar për hapjen e rrugës. Kripa ka bërë të mundur mos rrëshqitjen e automjeteve në rrugë ndërsa është e pamundur mos rrëshqitja e mjeteve pa zinxhir. Përveç bllokimit nga dëbora në mjaft akse probleme janë krijuar edhe nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e erës dhe stuhive.

Kritike është gjendja e banorëve në disa fshatra malor, ku trashësia e dëborës arin deri në 1 metër e gjysmë duke bllokuar mbi 10 fshatra. Mos qarkullimi i mjeteve prej 3 ditësh ka bërë që banorët e zonave të kenë vështirësi në furnizimin me ushqime./tvklan.al