Lajme Arkiva 2003

Reshjet e shiut që kanë përfshirë jugun e vendit kanë vështirësuar kalimin për gati 2 orë. Janë cilësuar si reshje të papara në këtë stinë. Reshjet kanë krijuar probleme në qytetet Përmet, Tepelenë e Memaliaj.

Gjithçka ju ka kujtuar banorëve të këtyre qyteteve reshjet e shumta në fundin  e vitit 2002, ku ka patur edhe përmbytje. Rrugët kryesore janë bllokuar dhe përmbytur. Në të gjithë qytetin kanë shpërthyer ujërat e zeza nga pusetat, banesat e kateve të para janë mbushur tërësisht me ujë.

Komunikimi i mjeteve me akset rrugore, Këlcyre, Tepelenë, Memaliaj u bë mjaft i vështirë dhe gati u pezullua për dy ore. Vërshimi i ujërave pa kriter vuri përpara gjithçka që gjeti./tvklan.al