Rey Manaj mund të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit. Sulmuesi shqiptar është futur në muajt e fundit të kontratës me Sivasspor dhe po mendon për një aventurë të re.

Bisedimet për rinovimin mungojnë dhe kjo e shtyn Manajn për të shikuar një destinacion të ri. Sipas raportimeve nga Turqia, në gjurmët e sulmuesit është vënë klubi i Bochum.

Skuadra gjermane po has vështirësi të mëdha në Bundesligë, aty ku renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë. Drejtuesit synojnë një sulmues, për të zgjidhur ccështjen e golave dhe Manaj shihet si i duhuri.

Në krahun tjetër edhe drejtuesit e Sivasspor do të pranonin një transferim, duke ditur se në verë mund të largohet falas.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 27-vjeccarit, për të mësuar nëse do të ndryshojë ekip apo do të qëndrojë te Sivasspor, të paktën deri në fund të sezonit. /tvklan.al