Edhe 11 kopshte në kryeqytet janë ende në fazë punimesh. Gjatë inaugurimit të kopshtit numër 52, pjesë e njësisë numër 5, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se 12 kopshte ofrojnë jo vetëm standarde, por edhe më shumë kapacitete se më parë.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë, Tiranë:

“Ky kopësht ndodhet në njësinë më të populluar të Tiranës dhe duhet të kuptojmë se sa më e madhe është njësia, aq më e madhe është nevoja për hapësira të tilla. Më vjen mirë që jo vetëm këtij kopshti i kemi shtuar kapacitetin, jo vetëm kemi modernizuar ambientin e kuzhinës, atelieve, këndin e lojërave, të ngjashëm me këndet që po ndërtojmë pranë çdo kopshti, por mbi të gjitha kemi përmirësuar shërbimin për fëmijët”

.

Deri në fund të Gushtit, Bashkia ka planifikuar të përfundoj punimet në të gjitha kopshte, të cilat do të qëndrojnë hapur edhe gjatë Gushtit.

Tv Klan