Kthehen incidentet e armatosura në Greqi. Në mbrëmjen e së hënës persona të armatosur kanë sulmuar një stacion policor afër Athinës me armë zjarri automatike, kallashnikov dhe granata.
Sulmi nuk ka lënë viktima apo të plagosur, por ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Përgjegjësinë për të sipas mediave vendase e ka marrë organizata “Lufta për Rezistencë”, një grup që cilësohet si terrorist.
Incidenti ndodhi një muaj pasi grupi terrorist mori përgjegjësinë për plagosjen e një polici në Athinë.
Policia greke ka nisur hetimet për këtë çështje, ndërkohë që në vend është e disata herë që pas tensionimit të situatës dhe nisjes së protestave të dhunshme, që përdoren edhe armët e zjarrit.
Protesta të tjera janë regjistruar po në Athinë të shoqëruara me përleshje të dhunshme.
Qindra banorë të kryeqytetit kundërshtuan me forcë dje prishjen e një lulishteje dhe ndërtimin në vend të saj të një parkingu. Disa prej tyre u përpoqën të ndërprisnin edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Athinës./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle