Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Teatri i Kukullave do të bëhet qendër teatrore kombëtare për fëmijë. Kjo ka qenë ndërtesa e parlamentit të parë shqiptarë. Në këtë mënyrë Teatri i Kukullave, nuk administrohet më nga bashkia. Kundër këtij ndryshimi u ankua Bashkia e Tiranës, e cila nisi gjyqin, të cilin e humbi në mes të Korrikut. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore Artan Lame komenton.
Artan Lame:- “Jemi në fazën që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne po kërkojmë prapë me shkresa që Bashkia e Tiranës të bëjë kalimin kapital”.
Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës parashikohet të bëjnë ristrukturimin e plotë të godinës sipas vlerave muzeale që ajo ka. Teatri i Kukullave do të vazhdojë të jetë këtu. Edhe mjediset e tjera do t’u shërbejnë fëmijëve, përveç një salle, e cila do të bëhet muze për Tiranën si kryeqytet./tvklan.al