Pamja që të ofrohet sot përpara Pallatit të Kongreseve është e ngjashme me ato të doganave të kakavijës dhe kapshticës në muajin Gusht, kur emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve. Me dhjetra makina nga rrethe të ndryshme të vendit qëndrojnë në rradhë që prej dy ditësh për të dorëzuar pranë KQZ procesverbalët dhe kutitë e votimit të të gjitha KZQV-ve.
“Kemi ardhur nga ora 1 deri tani dhe po presim”.
Gazetarja: Edhe sa do të prisni ?
“Edhe 3 ose 4 orë”.
Sipas zëdhënësit të KQZ, Erton Sinani, shkak për këtë fluks të madh makinash janë bërë vonesat e KQZV-ve në dorëzimin e procesverbalëve.
Erton Sinani: “Ka pasur vonesa për sa i përket nxjerrjes së rezultateve nga KQZV-të dhe kur është bërë sjellja e tyre në Tiranë kanë qënë të gjithë në përfundim të afatit ose në kufijtë maksimal të lejuar. Kjo do të thotë që është vërtetuar një situatë e tillë, por që po përpunohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve”.
Me gjithë punën e madhe që po bëhet që të gjithë KQZV-të të bëjnë dorëzimet e infrastrukturës zgjedhore sa më parë pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor, numri i madh i komisioneve të votimeve në të gjithë vendin e bën shumë të vështirë dorëzimin e tyre në kohë./tvklan.al