Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim Ilir Meta ka sulmuar ashpër qeverinë, por edhe Partinë Socialiste për krizën institucionale, që sipas tij dy forcat e mëdha kanë krijuar me presionin e ushtruar ndaj presidentit të republikës.

Gjatë një takimi me mbështetës dhe simpatizantë të qytetit të Fierit, Meta u shpreh se me rrëzimin e 5 dekreteve të presidentit, është cenuar pavarësia e të gjitha institucioneve kushtetuese.

Ilir Meta: “Është për të ardhur keq që vjen propozimi nga PS se si të bëhet një rregullore në Kuvend, se si do të administrojë Kuvendi kompetencat e presidentit të republikës. Pra se si ai do t’u marrë dorën partive njëherë, përpara se të bëjë detyrën e vet si president. Pra si do të jetë një president kukull ashtu sikurse e parashikuan edhe në votimin e 21 prillit.”

Referuar bashkimit të së majtës kreu i LSI-së u shpreh se koalicioni e majta për integrim, do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./tvklan.al