Një tragjedi ka ndodhur në Greqi ku rrufeja ka vrarë një fëmijë 13 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar në Halkidiki të Selanikut.

Sipas mediave greke, fëmija ndodhej në det së bashku me prindërit.

Pasi nisën reshjet e shiut, dolën nga deti dhe vrapuan për të shkuar në automjetin e tyre. Fatkeqësisht, teksa ishin në rërë, rrufeja goditi vajzën 13 vjeç dhe nënën e saj.

Kjo e fundit mbeti e plagosur. Ndërsa vajza nuk reagonte. Në vendngjarje shkuan me urgjencë mjekët e ndihmës së shpejtë. Ata tentuan ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht 13-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

/tvklan.al