Të ftuar:
Anxhela Peristeri – Këngëtare
Blerina Braka – Këgëtare
Aurel Thellimi – Këngëtar
Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka njoftuar në rrjetet sociale se kënga “S’ka si ne”, një bashkëpunim me këngëtarët Blerina Braka, Erik Lloshi dhe Aurel Thellimi ka arritur mbi 10 milionë klikime. Kënga është realizuar katër vite më parë, por miqësia dhe bashkëpunimi mes 4 këngëtarëve vazhdon prej vitesh.
Blerina Braka, Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi ishin të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku rrëfyen më tepër rreth kësaj kënge.
“Ideja e realizimit të kësaj kënge ka qenë e imja. Duke qenë katër këngëtarë profesionistë, të ardhur në një rrymë të tillë kishim qëllim të depërtonim tek njerëzit. Pak rëndësi ka pjesa e klikimeve, rëndësi ka që ajo këngë këndohet në çdo event dha na ka personalizuar edhe ne titulli i saj “S’ka si ne”. Ne kemi patur kimi me njëri-tjetrin dhe gjithçka ka qenë spontane. Kënga është bërë gati brenda 5 ditëve, por kemi qenë pak debatues përsa i përket tekstit dhe secili nga ne e ka bërë vetë pjesën e tij. Për secilin artist është e rëndësishme që shikueshmëria të jetë reale. Për mua është vlerësim që të gjithë e këndojnë bashkë me ne këngën”, tha Thëllimi.
“Ne të gjithë edhe shkruajmë tekste, por ideja e këngës ka qenë të bëni qejf dhe sevda se jeta është e shkurtër dhe duhet të gëzohet”, tha Peristeri.
“Në këngë ne të katër kemi gjendje të ndryshme. Nuk ka lidhje teksti im me tekstin e Aurelit apo të Anxhelës. Ne jemi katër shokë dhe secili nga ne ka mënyrën e vet të jetesës dhe kur u bashkuam në këngë na u duk ide shumë e bukur”, tha Braka.
Gresilda Blogu – Stjuardese
Gerta Gixhari – Gazetare