#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rrëfehet Eduart Grishaj/ Filmi i ri “Pasaporta” dhe jeta personal
Rrëfehet Eduart Grishaj/ Filmi i ri “Pasaporta” dhe jeta personal
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi një të ftuar të veçantë. Bëhet fjalë për një regjisor të njohur, pasi pasionin e tij prej vitesh tashmë ia ka dedikuar botës së filmit, kinematografisë dhe televizionit. Bëhet fjalë për regjisorin Eduart Grishaj, i cili ka sjellë së fundmi në kinematë shqiptare filmin e tij më të ri, “PASAPORTA”. “Pasaporta”, është një film i bazuar në ngjarje të vërteta. Një film dramë dhe romancë, që ka në qender temën e emigracionit, u shfaq premierë për herë të parë në kinematë në Tiranë më datë 17 Janar, për të vazhduar më tej brenda dhe jashtë vendit.
KE jep aprovimin për prodhimin e miellit të krimbave të verdhë/ Flet teknologu Sinani
Do të vazhdojmë programin për ditën e sotme ku do të fokusohemi tek ushqyerja e pikërisht tek një ushqim jo I zakonshëm, por që duket se Komisioni Europian ka dhënë aprovimin për prodhimin e miellit të krimbave të verdhë ose siç njihen me emrin e tyre shkencor “Tenebrio molitor”.
Videoja virale: 8 muaj pas largimit në SHBA, profesori kthehet e surprizon nxënësit
Do të kemi në këtë pjesë një professor, i cili për shkak të largimit të tij në SHBA ka lënë Shqipërinë, por edhe nxënësit e tij duke lënë pas profesionin e tij si mësues. Porfesori i muzikës, Juxhin Nebiaj (32 vjecc), para tetë muajsh vendosi të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vendosi të kthehej sërish në Shqipëri dhe para se të takonte familjen e tij, Juxhini mendoi t’i bëjë një surprizë nxënësve të tij në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Një surprizë e veçantë nga Juxhin Nebiaj për nxënësit e tij, të cilën e ka hedhur edhe në rrjete sociale ku shihen emocionet dhe gëzimi i nxënësve.