Amerika dhe Rusia synojnë të nisin nga e para epokën e marrëdhënieve mes tyre. Por dëshira e mirë mbeti peng e një përkthimi të gabuar. Në takimin e Gjenevës, Sekretarja Amerikane e Shtetit i dhuroi homologut të saj rus Sergej Lavrov një buton të kuq ku shkruhej “butoni i rifillimit” që simbolizon përmirësimin e marrëdhënieve. Megjithatë dhurata shkaktoi të qeshura sepse fjala rifillim ishte përkthyer gabim në mbingarkesë.
Hillary Clinton: “U përpoqëm shumë për te gjetur fjalën e duhur ruse. Mendon se ia kemi arritur?”.
Sergej Lavrov: “Jo, nuk është fjala e duhur. Duhet të ishte ‘Perezagruzka’ dhe këtu shkruhet ‘Peregruzka’ që do të thotë ‘Mbingarkesë’
Ngjarja u përcoll me të qeshura në shtypin rus lajmet kryesore të së cilës nisën me fjalën Marrëdhëniet e reja mes SHBA-se dhe Rusisë fillojnë me “butonin e gabuar”. Takimi i dy kryediplomatëve shkoi si mos më mirë, në një kohë kur marrëdhëniet mes Lavrov dhe pasardhëses së Clintonit, Condoleza Rice ishin tepër të vështira. Clinton e cila vizitoi edhe Turqinë dhe Lavrov synojnë të përgatisin terrenin për takimin e shumë pritur të prillit mes presidentit Barak Obama dhe atij rus Dmitrij Medvedev./tvklan.al
Gazetare:Urita Dokle