Ballistët dhe legalistët nuk kontribuuan për çlirimin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu flasin dokumentet historikë që drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Moikom Zeqo do të prezantojë në pavionin të cilin do ta ngrejë në nëntor të këtij viti.

Moikom Zeqo: “Dokumenti, siç është dokumenti i marrëveshjes Dalmacio-Këlcyra që dërgon bashkëpunimin e Ballit me fashizmin, ai do të vendoset aty, do flasë vetë dokumenti ose themelime të brigadave siç kanë brigadat partizanin apo jo. Këto formacione nuk kanë këto organizata kështu që vetvetiu do dalë në mënyrë logjike kontributi kolosal i patjetërsueshëm i partizanëve.”

Të padrejtë e quan diçka të tillë kreu i Ballit Kombëtar Shpëtim Rroqi i cili thekson se historia nuk mund të vazhdojë të manipulohet nga interesa politike.

Shpëtim Rroqi: “Mund të rreshtoj disa fakte që janë të njohura për opinionin publik dokumente që nuk janë të manipuluara nga arkivat e komunizmit dhe t’ju përmend për shembull Komandant Hysni Lepenicën, komandant i Ballit Kombëtar për jugun, bile në bashkëpunimin që ka pasur Balli me partizanët ai ka qënë komandant i jugut për të gjitha forcat ushtarake që luftonin në Itali. Betejën e Gjormit e ka bërë Hysni Lepenica ku është vrarë Klementis majori i famshëm italian. Profesor Abaz Ermenji ka qënë i internuar në vendin tonë për rezisstencë ndaj pushtimit fashist.” /tvklan.al