Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit. Ky është mesazhi që lideri demokrat Sali Berisha, solli nga takimi “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre”, mbajtur në Luzern të Zvicrës.

Sali Berisha: “Ata që bënë konkluzionet për integrimin evropian, theksuan sa vijon, me shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria nuk ka shpresa për integrim evropian”.

Lideri i selisë blu u shpreh, se në takimin e Zvicrës, u përcolli politikanëve pjesëmarrës vendimin që Gjykata e Tiranës mori ndaj gazetës “Koha Jonë”.

Sali Berisha: “Me Fatos Nanon turpërohet çdo shqiptarë dhe larg çdo lloj mëdyshje që unë do të ngurojë për t’i bërë portretin e zi ashtu siç e ka, pasi edhe dy ditë më parë, dënoi në një hakmarrje primitive, në një egërsi të verbër gazetarin më të pavarur të vendit, për një shkrim të vërtetë, për një veprim të padenjë, të paligjshëm. Njeri që përdori vendimin qeveritar për të grabitur nga taksapaguesit shqiptarë, pesë rroga për vete”.

Zoti Berisha pasqyrime imtësi vizitat në Kinë dhe Zvicër. Në takimin e Luzernës, kreu i demokratëve është shprehur ndër të tjera se ka ardhur koha të fillojnë negociatat për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini