Zbulohet se kush është protagonisti në videon e sherrit mes reperëve
Mbrëmjen e së martës u publikuan lajmet për sherrin mes dy reperëve Finem dhe Don Xhon, por menjëherë pas shpërndarjes së pamjeve nga mediat online ku pretendohej se dy artistët kishin përleshje fizike, ata reaguan duke e cilësuar lajmin si të pavërtetë.
Finem është shprehur “Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim…”.
Ishte e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video, apo kush ishin protagonistët në të, përveç Finem i cili dallohet qartë edhe në pamje. Por një ditë më pas vjen një reagim tjetër.
Bëhet fjalë për këngëtarin Santi, i cili përmes një video deklaron se është ai i përfshirë në videon e publikuar.
Në muajin Nëntor, Santi ka qenë i ftuar në programin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku sipas tij, pasi është larguar nga emisioni i kanë zënë prit.
“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, tek pullë me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Arsyeja që nuk kam reaguar është se nuk kam dashur të marr vëmendje, emër apo të bëhesha lajm. Të nesërmen më ka marrë vëllai dhe menaxheri i Finem për të tërhequr denoncimin. Këto kanë ndodhur për një video në TikTok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë. Arsyeja që është postuar kjo video, është duke parë famën e Don Xhonit në çdo rrjet social, kanë dashur ta shfrytëzojnë për vëmendje. Më keni sqaruar 3 muaj përpara, por pabesisht, si jo burra. Sot po reagoj jo për vëmendje, por për një padrejtësi. Do ju ndjek penalisht që prej momentit që ka dalë video, kam fakte, mesazhe. Nëse doni vëmendje ua jap unë.”/tvklan.al