Federata Shqiptare e Futbollit nisi shitjen e biletave për takimin me Izraelin, që do të zhvillohet më 12 nëntor në “Loro Boriçi”.
Faqja zyrtare në internet e FSHF-së do të jetë mënyra për të siguruar një vend për këtë takim kualifikues.
Ndërkohë për të ruajtur gjendjen e fushës nuk do të luhen ndeshje deri në atë ditë. Problemet që ka shfaqur terreni pritet të të zgjidhen duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara.
Për këtë skuadra vendase Vllaznia do të transferohet në fushën sportive “Reshit Rusi”, për të luajtur ndeshjet në shtëpi deri në takimin e Kombëtares./ TV KLAN