Teksa rritet frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, përpjekjet për uljen e tensioneve nga SHBA vijojnë.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme ndërsa mësohet se Biden do të diskutojë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.
Agjencia e lajmeve “Reuters’ bën të ditur se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i ka thënë njërit prej homologëve të tij nga vendet e G7 se Irani dhe Hezbollahu mund të fillojnë të sulmojnë Izraelin këtë të hënë.
Tensionet janë rritur që nga vrasja e Ismail Haniyeh, udhëheqësi i grupit palestinez Hamas, në Teheran pas thirrjes së disa shteteve që qytetarët e tyre të largohen nga Libani është edhe Turqia e cila u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Përveç kësaj edhe disa linja ajrore perëndimore kanë pezulluar fluturimet drejt Libanit dhe aeroporteve të tjera në rajon, përfshirë Tel Avivin.
Në Liban, Hezbollahu, i cili ka shkëmbyer të shtëna pothuajse çdo ditë me forcat izraelite që nga shpërthimi i luftës në Gaza, njoftoi vdekjen e dy prej luftëtarëve të tij pa specifikuar vendndodhjen.
Sulme izraelite ka patur në zona të ndryshme të Libanit jugor, pasi Hezbollahu tha se kishte lëshuar një breshëri të re raketash në veri të Izraelit.
Ushtria izraelite tha se shumica e 30 predhave të lëshuara nga Libani u kapën.
Klan News