Sokol Olldashi: “Subjektit koncesionar zviceran ‘‘SGS” në bazë të kësaj kontrate që sapo u nënshkrua dhe në bazë të faktit të shpalljes fitues në procedurën e koncesionit i akordohet e drejta për kryerjen e shërbimit ët detyrueshëm teknik të mjeteve dhe rimorkëve për një periudhë 10 vjeçare kundrejt kushteve të kontratës dhe konkretisht pagesës së një tarife koncensionare prej 5% të fitimit të të ardhurave në llogari të shtetit shqiptar. Ky është koncesioni i parë që zhvillohet në këtë ministri, do t’i ofrojë përdoruese të mjeteve një cilësi shërbimi të standardeve të përdoruara nga vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është qartësisht e përcaktuar edhe në kontratën që ne kemi firmosur me SGS-në. Nga ana tjetër do të rrisë sigurinë e qarkullimit në rrugët e Shqipërisë të mjeteve apo të rimorkiove të tyre, pra siguri në aspektin teknik.”/tvklan.al