Një konflikt mes dy vëllezërve u bë shkak për plagosjen me thikë e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në qytetin e Vlorës.
Burime zyrtare të policisë thonë se i plagosur mbeti një 47-vjeçar me iniciale F. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është vëllai i tij 38-vjeçar, i cili u vu në prangat e policisë. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, megjithatë policia thotë se ajo erdhi si pasojë e motiveve të dobëta./tvklan.al