#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #kanalkullues #kunata # mersine #saime #fshat

“Po vritemi për një vijë uji!”/ Kunata i dëmton 3 shtëpitë: Kam ngelur në ujë dimër e verë

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të së  “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, në kontaktin e parë me Mersinen, ajo i ka thënë se “po vritemi për një vijë uji”. I pranishëm në studio është edhe Haliti, burri i Saimes dhe kunati i Mersines.

Dy kunatat kanë përfituar tokë prej ligjit 7501. Mersinia ka 12 dynymë  dhe Saimja 10.5 dynymë. Në pronën e saj, Mersinia ka ndërtuar 3 shtëpi për djemtë, por thotë se kunata i ka bllokuar kanalin dhe po i  shkatërrohen shtëpitë nga lagështira.

Mersine: Ky problemi kaq i madh, unë kam qenë në tokën e vjetër të pleqve  të këtyre dhe kishim ndërtuar shtëpinë. Tani që unë jam bërë me 3 fëmijë, kam ndërtuar 3 palë shtëpi radhë aty dhe nuk ka pasur kanal vaditës aty që kam ndërtuar unë se po të kishte pasur kanal vaditës unë nuk do e kisha ndërtuar.

Eni Çobani: Bravo shumë bukur!

Mersine: Tani unë kam edhe kanal vaditës, edhe kanal kullues.

Saime: Dëgjo si është puna. Në 2015 vjen një topograf për të bërë tokat me letra se i kishim ndërruar tokat, për të ruajtur vendin e njëri-tjetrit.

Mersine: Jo moj zonjë jo!

Saime: I kishim ndërruar tokat, toka ime kishte hyrë te tapia jote!

Mersine: Kur e mora vesh unë, unë ta lashë tokën ty, nuk ta mora. Unë u tregova e ndërgjegjshme, unë tokën ta lashë. Kam 20 vjet që kam bërë murin aty. Unë ta lashë tokën, ti pse s’i ndoqe letrat e tua dhe të merrje  tokën aty? Më fute një kanal aty rrëzë shtëpisë, 1 metër e gjysmë te shtëpia që unë s’kam edhe kanalin kullues se nuk e hapin kanalin kullues aty. E ku të vete unë, kanali kullues këtej, kanali vaditës këtej…  kam 20 vjet që të pres ty që ti të rregullosh letra!

Eni Çobani: Po pse për një kanal do ndaheni ju, Saime tani? Për një kanal ke ardhur këtu ti? Po pse s’e hap kanalin, ta hapësh kanalin se ka ndërtuar 3 shtëpi kjo zonja!

Saime: Nuk ia hap unë kanalin asaj!

Eni Çobani: E ke bllokuar një kanal thotë shteti këtu!

Saime: Nuk  e kam bllokuar!

Eni Çobani: Kam vendimin e prokurorisë unë këtu, të lutem! Do të mbulosh veprimet e tua, ky është problem tjetër. Kësaj zonjës i ke prishur banesën, i ke prishur rrethimin, i ke futur ujë brenda, kjo ka ardhur dhe thotë ‘zonjë, unë dua dëmshpërblimin’. Kam 3 shtëpi të djemve, të tria m’i ka prishur Saimja.

Mersine: Rregullo gjërat që të vijmë ne të rregullojmë shtëpitë se kanë lagështirë të madhe shtëpitë deri në themele lart se kam ngelur në ujë dimër e verë. Për verë është vaditje, për dimër është kullim, unë ku të shkoj?

Një faqe e gjysmë vendim!”, puna e cunguar e prokurorit habit Eni Çobanin

Mersinia dhe Saimja janë dy kunata nga Elbasani që konfliktohen në “Shihemi në Gjyq”  për një kanal. Sipas Mersines, kunata ka hapur një vijë uji dhe kjo i ka sjellë dëmtime në 3 shtëpitë që ka ndërtuar. Haliti, bashkëshorti i Saimesë që ndodhet në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka denoncuar në polici se administratori Ylli Dushku ka shkuar bashkë me autoritetet dhe i ka hapur kanalin.

Por në gjithë këtë problematikë, çështja është mbyllur  nga prokuroria. Eni Çobani konstaton një mori gabimesh dhe mungesash dhe i bën thirrje prokurorit Durim Bedini për vendimin e cunguar.

Eni Çobani: Pse e ka mbyllur Durim Bedini këtë çështje? Sepse, prokuroria ka gjetur një zgjidhje, jo vetëm për ju, por për të gjithë. Kur shkoni juve denonconi, ata thonë është çështje civile ose administrative, shkoni në gjatë, rrini 10 vjet atje, plakuni edhe më shumë se ç’jeni dhe pastaj për këtë vijën, shohim e bëjmë. Kjo shtëpia e zonjës prishet, kjo do t’i paguajë dëmin kësaj zonjës…

Saime: Ta zgjidhë bashkia!

Eni Çobani: Jo do ta paguash ti se vija vjen nga ti, normalisht do të vazhdojmë në konflikt. Në fakt, këta zotërinjtë u treguan të mençur, erdhën këtu në ndërmjetësim dhe do ta lexojmë bashkë këtë që ta zgjidhim, Saime, pavarësisht të gjithave, ti ke gabimet e tua.

Saime: Unë kam të miat, por unë lashë tokë, unë s’lashë kanal.

Eni Çobani: 1378 i nderuar Bedin, unë po flas me ty, Bedini është prokurori dhe ka bërë vetëm një faqe e gjysmë mosfillim të veprës penale. Ja kaq, apo jo Durim? Një faqe e treçerek. Unë nuk shoh këtu asnjë hartë, nuk shoh asnjë proceverbal, nuk shoh asnjë thënie për sa i përket vendimit që është marrë nga këshilli bashkiak. Vendimet e këshillit bashkiak nuk janë vendime të cilat nuk diskutohen. Ato mund të merren, por patjetër edhe mund të rrëzohen.

“Kjo po s’rregulloi kanalin, e ka fshirë me mua!”/Mersinia i vë ’vizën’ kunatës

Pas përfundimit të telefonatës mes Eni Çobanit dhe administratorit të Shergjanit, Ylli Dushkut ku ky i fundit  ndërpreu komunikimin me “Shihemi në Gjyq”, ndërmjetësja rendit hapat e zgjidhjes së problemit mes kunatave.

Sipas shpjegimit të saj, toka në të cilën Haliti, bashkëshorti i i Saimes, rezulton pronar mban numrin 1373. Kanali që ka futur në konflikt Mersinen dhe Saimen që u përballën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet në pronën 1378, por është hapur në pronën e Saimesë duke sjellë dëmtimin e shtëpive të kunatës.

Eni Çobani: Që nga ky moment, do t’i drejtohemi agjencisë përkatëse, bashkisë Elbasan, këtij zotërisë që mbylli telefonin, me shkresa zyrtare, ku ndodhej kanali për të cilin është ngritur ky  projekt dhe që agjencia e ka hapur në pasurinë e z. Halit.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj?

Eni Çobani: Pastaj do të mbyllet dhe do të hapet atje ku ka qenë, jo në tokën e atij zotërisë sepse ai ka ndërtuar shtëoi, ka të mbjella, kjo zonja ka shtëpi dhe ky kanal nuk kullon, pra nuk ka ku të kullojë, ka përmbytur shtëpitë. Ky është i gjithë problemi, pra hapet kanal vaditës por hapet edhe kanal kullues. Kemi vetëm një kanal, po kanali tjetër që t’i kullojë uji kësaj zonjës që i ka përmbytur shtëpitë? Ky është problemi.

Përtej anës ligjore, Mersinia është edhe e mërzitur me kunatën e saj që e  pret prej 20 vitesh të rregullojë këto çështje të neglizhuara. Ajo ka një fjalë të fundit për Saimen.

“Kjo me mua, po s’rregulloi punët me kanalin, ta ketë fshirë! Po s’rregulloi punë që të m’i heqë ato gjëra, unë të rregulloj shtëpitë e çunave që të vijë edhe cunat e mi në shtëpi se unë s’mund të rri aty, unë dy dhoma kam aty, ku do të rri unë aty?”, shprehet Mersinia.

/tvklan.al